Ish-banorja e edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’, Gigliola Haveriku së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’ ku ka folur rreth periudhës së shtatzënisë së saj.
Gigliola ndër të tjera ka zbuluar se është në pritje të një vajze.
“Unë sot kam ardhur 2 persona. Jam 8 muaj e 2 javëshe shtatzënë, çdo gjë është e vështirësuar për mua këtë periudhë, të flesh gjumë është e vështirë, të hash është vështirë.
Fëmija që po pres është vajzë dhe shpresoj të jetë Bricjap”.
Pyetjes nëse ka menduar një emër për vajzën, këngëtarja iu përgjigj:
“Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël, nëse do kisha një vajzë. Gjyshja, mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes”.