Alba është një nga banorët me të diskutuara në Big Brother. Në hyrjen e saj bashkë me modelin Lumbardh Salihu fansat filluan t’i shohin bashkë si çift.
Më pas ajo u afrua me Gani Gërminë. E së fundmi edhe me Azemin ka shfaqur afërsi.
Që të treve ajo i tha se nuk ka ndjenja. Por, nga banorët u cilësua si aktore kjo bëri që ajo të shpërthej në lot.
“Në këto 20 ditë jam ndje në shumë presion, jam mëndu me sqaru gjanat që mos më lëndu kërkujt ndjenjat, presion i tëpërt, jam ndje keq sikur jam tu i vra këta persona”, tha Alba.
Ndërsa moderatori Alaudin Hamiti i doli në mbrojtje.