Alby është një nga banoret më të përfolura të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova e cila hyri në shtëpi si aktore e filmave për të rritur.
Ajo gjatë gjithë kohës ka folur për vajzën e saj që e ka lënë në Amerikë.
Vëllau i madh i ka mundësuar asaj një telefonatë me të bijën e cila e ka përlotur.
“Më mungon shumë dhe jam krenare me ty”, i tha vajza e saj Albyt e cila sot edhe kishte ditëlindjen.
Alby këtë telefonatë e ka fituar përmes një bilete gjatë një loje në shtëpi. /Lajmi.net/