Gjatë emisionit të sotëm në “Dancing with the stars”, Olta Gixhari ka bërë diçka të papritur.
Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës, të cilët kërcyen nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta tha me shaka se mund ta vendosnin këtë këngë në versionin shqip.
Ajo tha se mund të luanin këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.
Madje, më pas ajo ka nxjerrë celularin dhe ka vendosur në YouTube këngën e moderatores, një veprim i menduar mirë pasi Olta e kishte vendosur tashmë në refren.
Ky veprim i aktores i ka hedhur benzinë zjarrit pasi tashmë dihet se marrëdhënia mes Luanës dhe Top Medias është prishur.
Lidhur me reagimin e Bora Zemanit për atë që po ndodhte, ajo e mori me sportivitet dhe tha se javën e ardhshme do të kërcehen vetëm këngë shqipe.