Mikela Pupa është një personazh shumë i komentuar dhe i pëlqyer në mediat shqiptare. E njohur fillimisht për pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen”, më pas Mikela u bë pjesë e një prej shtëpive më të njohura në Shqipëri, BBV, ku së bashku me Efin ishin konkurrente e vetme.
Pak kohë më parë, Mikela ka pranuar publikisht se po shijon një lidhje të re dashurie, për të cilën shpesh është shprehur se ndihet shumë e lumtur.
Mikela ka treguar se djali me të cilin është dashuruar dhe ka nisur bashkëjetesën, nuk është personazh publik por i përket fushës së artit. Pupa ka treguar se nuk dëshiron të bëjë publike fytyrën e të dashurit të saj pasi ai vetë nuk e dëshiron këtë.
Mbrëmjen e kaluar, ish-konkurrentja e BBV-së, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht nuk kanë munguar pyetjet për partnerin e saj.
“Fotografia më e bukur me të dashurin”, i ka shkruar një ndjekës Mikelës, i cili i është përgjigjur duke postuar një video ku shfaqet së bashku me djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
“Nuk bëjmë foto cover, por kemi gjithmonë momente të tilla”, shkruan televizioni i njohur bashkangjitur videos së postuar, duke zbuluar për herë të parë identitetin e të dashurit të saj.