Në një moment shumë të shkurtër të videos së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, Bessi dhe vogëlushja shfaqen teksa puthin barkun e Xhensilës, duke konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzënë
Koha ka kaluar shumë shpejt dhe më 11 nëntor erdhi në jetë djali i tyre dhe Xhensila dhe Besi tashmë janë bërë prindër për herë të dytë.
Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe dhe shumë prej personazheve të njohur shqiptarë ishin aty për të mbështetur kombëtaren.
Mes tyre ishte edhe Xhensila, e cila postoi disa video në Instastory dhe tregoi se ishte në stadium me Besin, vajzën e saj Ajka dhe këngëtaren e njohur Samanta Karavella, me të cilën duket se kanë një shoqëri shumë të mirë.
Besi, përveç fjalëve të bukura në rrjetet sociale për ardhjen në jetë të djalit të tij, Bes Kallaku ka bërë edhe një gjest shumë të bukur për të, duke përjetësuar emrin e djalit në trup me një tatuazh.