Konkurrenti e Big Brother VIP Kosova, Buci është ndeshur me një pyetje me spec gjatë darkës së nominuarve.
“Si do ta shihje Santin nga jashtë, po të ishe i dashuri i saj?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar atij.
Buci ka thënë se “përderisa do të dakordohej që ajo të futej në një format të tillë siç është ‘Big Brother’, ai do t’i kishte parasysh edhe këto situata, kështu që nuk do t’i pengonin”.
Por, një pyetje ka lindur nga Shqipja për Bucin – “A nuk do ta kishe problem që mashkulli tjetër ta shihte nga të pasmet, të thoshte se më tundon?”.
Por, përsëri Buci ka pasur përgjigje – “Këto gjëra ndodhin edhe në rrugë, shikimet e meshkujve si ndalon as jashtë”.;