Më shpejt nga sa e kishim menduar! Dalin fotot e para nga shtëpia e re e BBV, do ju lënë pafjalë

Te Fundit

Sezoni i pestë i spektaklit të njohur “Big Brother VIP Kosova” ka shënuar tashmë fillimin e fazës së përgatitjeve. Lajmi u bë publik nga vetë producentja Olsa Muhameti, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se angazhimet prapa kamerave janë vënë në lëvizje.

Në një imazh të shpërndarë së fundmi, shihen qartë punimet që po zhvillohen brenda mjediseve të shtëpisë, të cilat po i nënshtrohen një transformimi total për t’u përshtatur me kërkesat e formatit të ri.

“Ky është një moment shumë emocionues. Kur shtëpia e vjetër, e një sezoni me sukses absolut, ia lë vendin shtëpisë së re. BBVK5… duke u ngarkuar”, shkroi Olsa në mbishkrimin e fotos, duke dëshmuar kështu se ndryshimet rrënjësore në ambientet e shtëpisë kanë marrë udhë.

Ky mobilizim i stafit tregon se rikthimi i programit në ekran është planifikuar të ndodhë gjatë periudhës së vjeshtës që vjen.

Pavarësisht se informacioni mbi datën zyrtare të nisjes dhe identitetin e konkurrentëve mbetet ende i mbyllur, entuziazmi për fillimin e kësaj përvoje të re televizive është ndezur tashmë.

Lajmet e fundit