Samanta Karavella ka qenë e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme në programin “Më lër të flas”.
Prej kohësh ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë një mungesë në ekranet shqiptare.
Këngëtarja bëri me dije se arsyeja e shpërnguljes së saj nga Shqipëria, është dashuria.
Dy binjakët po mundoheshin ta ngacmonin këngëtaren të zbulonte sa më shumë për marrëdhënien e saj, ama ajo preferoi të mbante gjithçka për vete duke ndarë shumë pak detaje.
Madje në një moment ajo u ndje në siklet nga pyetjet e shumta për partnerin, aq sa u ngrit në këmbë dhe bëri të ikte tek iu drejtua binjakëve “e egzagjeruat tani”.
Nga ato pak sa tha këngëtarja, u kuptua se partneri i saj është i huaj pasi u shpreh se ai “di pak shqip”.
Kujtojmë se Samanta i ka dhënë fund beqarisë teksa i ka thënë “Po” propozimit për martesë që iu bë në 29 dhjetor të vitit 2021.
Asokohe u bë me dije se djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin e propozimit për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e Instagram-it.