E zbulon vetë ajo! Sa kilogramë ka humbur Fifi, pasi u bë pjesë e ‘DWTS’?
Fifi dhe Graciano mbrëmjen e djeshme në “DWTS”, performuan një paso-doble.
Pritshmëritë e saj për një vlerësim maksimal nga juria, ishin të larta pasi ajo u shpeh që ka punuar shumë.
Lori e komentoi atë se energjinë e kërcimit e ndjeu vetëm në fund të performancës dhe jo që prej nisjes.
Valbona u shpreh që Fifi ka shumë pak gjëra për të rregulluar dhe pjesën tjetër e ka shkëlqyeshëm.
Olta thotë që Fifi ia mori të gjithë vëmendjen.
Por në vlerësimet e jurisë të gjithë votuan me 9 pikë, Graciano kërkon një arsye se pse jo 10, por atij i ndërpritet fjala.
Fifi kërkon të dijë se pse vetëm asaj i shikohen me lupë gabimet që ajo bën.
A mund ta di se përse vetëm mua këtu më shikohet me lupë çdo jap dhe lëvizje që unë bëj? Ndërsa për të tjerët jo,- pyeti Fifi.
Të gjithë konkurrentët mendojnë të njëjtën gjë për veten e tyre, sikur shikojmë vetëm një. Ne duam tu themi edhe detajet më të vogla që të përmirësoheni,- tha Olta