Si i eliminuari i radhës nga konkursi i kërcimit të “Dancing with the stars”,
Juliana Nura ishte e ftuar në “Fan Club” me Kiara Titon.
E pyetur nëse do ta përsëriste sërish këtë eksperiencë me të njëjtin partner, Dion, Juliana tha se shpeshherë nuk kuptoheshin.
Kështu Kiara e pyeti se kush e kishte fajin mes të dyve, ndërsa Juliana iu drejtua:
“Nuk mund ta bësh këtë pyetje, është e papërshtatshme! Tango bëhet me dy veta, ndaj fajin nuk e kam unë as ai, fajin e kemi të dy!”.