Pas bërjes publike të pritjes së ëmbël, urimet për çiftin Luiz-Kiara ishin të shumta, madje edhe nga ata që dikur nuk besonin në dashurinë e tyre.
Olta Gixhari ishte një nga personazhet që besonte në të vërtetën e ndjenjave të Luizit për Kiarën, por jo e kundërta.
Megjithatë nuk kanë munguar as urimi i saj për shtatzëninë e moderatores.
E pyetur së fundmi gjatë një pyetësori në InstaStory, me kërkesë të ndjekësit Olta ka treguar mesazhin privat që i ka dërguar Kiarës për pritjen e ëmbël.
“Urime Kiara për udhëtimin më të bukur në botë! Zoti ju bekoftë, qoftë gjithmonë kështu” – i ka shkruar aktorja.