Meryem Uzerli, aktorja turko-gjermane, u bë shumë e famshme në vitin 2012 me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin shumë të ndjekur “Sulltani i madhërishëm”.
Me karakterin e saj të fortë dhe bukurinë e veçantë, Hyrrem bëri për vete të gjithë teleshikuesit e mori shumë çmime.
Megjithatë aktorja 40-vjeçare, sot nuk ka më sharmin e dikurshëm dhe shkak janë ndërhyrjet e shumta estetike që ka bërë.
Hyrrem thuajse nuk njihet nga ndryshimet që ka bërë në pamje dhe një ndër to është fryrja e buzëve dhe botoksi.
Thuhet se disa kohë më parë, aktorja pati probleme shëndetësore pas ndërhyrjeve, të cilat e mbajtën ate për disa kohë larg eventeve të ndryshme.