Mbrëmjen e djeshmeu rikthye në ekranin e Tv Klan, show i talenteve “X Factor” me prezantuese Alketa Vejsiun.
Duke qenë se kompeticioni i njohur i muzikës u rikthye pas 7 vitesh, Vejsiu kujtoi me një postim në rrjete sociale fillimet emocionuese të programit të suksesshëm.
Mirëpo, ndjekësit vunë edhe diçka tjetër, Alketa e fshiu një herë postimin përpara se ta postonte sërish, ndërsa një prej tyre e lidhi këtë veprim me Arbana Osmanin.
“Pse e fshive postin e parë të kishte bërë dhe like Arbana apo kot për kunj?”- i shkroi ndjekësi, ndërsa Alketa ia ktheu:
“Kisha asinkron zërin dhe figurën. Skam kunja me askënd. Për më tepër me një ëndërrimtare tjetër të gjeneratës time që ka bërë vendin e vet në Ekranet Shqiptare”.