Pitonët mund të jenë së shpejti pjesë e menuve së restoranteve në Florida. Komisioni i Ruajtjes së Peshkut dhe Kafshëve të Egra të Florida-s po bashkëpunon me Departamentin e Shëndetësisë në Florida për të hetuar nivelet e merkurit te pitonët dhe për të përcaktuar nëse ato mund të konsumohen në mënyrë të sigurt. Nëse është kështu, gjarpërinjtë së shpejti mund të përfundojnë në menutë e restoranteve dhe tryezave të darkës në të gjithë shtetin.
Nëse mund të përcaktojmë se ata janë të sigurt për t’u ngrënë, kjo do të ishte shumë e dobishme për të kontrolluar popullsinë e tyre”, thanë zyrtarët.
Sipas gjahëtarëve ata mund të jenë shumë të shijshëm nëse gatuhen. Megjithatë në bazë të rezultateve do të merret parasysh edhe konsumimi ose jo i tyre. Pitonët gjenden kryesisht në pjesën jugore të Florida-s dhe kanë kanë paraqitur një rrezik serioz për jetën e egër vendase në rajon. Ky lloj gjarpri nuk është vendas në shtet, dhe filloi të shfaqej në vitet 1980 kur me gjasë u prezantua si një kafshë shtëpiake e arratisur ose e lëshuar.







