Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci vite më parë në emisionin e Besim Dinës kishte rrëfyer momentin kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte lëshuar dy gra.nata dore në duar, pasi Merovci i kishte thënë se ishte bërë paqësor dhe nuk po dëshiron lu.ftë.
Adnan Mervoci i cili në publik është i njohur më shumë si truproja e Ibrahim Rugovës, për të cilin kishte shërbyer dhjetë vite, në një emision të më hershëm te Besim Dina, kishte rrëfyer një ngjarje interesant që ka ndodhur në vitin 1999, për udhëtimin në Paris, udhëtim që kishte të bënte për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.
Ai kishte thënë se kur janë takuar ai dhe Rugova në aeroportin e Klagenfurt me Hashim Thaçin, ky i fundit i ka dhënë Mervocit dy gra.nata dore.
”Kur u takuam në aeroportin e Klagenfurtit me Thaçin, i thashë shumë je bërë paqësor, e le lu.ftën dhe tani po vjen po nënshkruan një marrëveshje paqësore.
Hashim Thaçi i nxori nga gjepi dy gra.nata dore dhe m’i lëshojë në duar, ndërsa unë u ktheva nga profesori Fehmi Agani dhe presidenti Rugova dhe i pyeta se çka me bë me to.
Ata veç ma kanë bërë me dorë ik ik prej neve”, rrëfen Merovci në këtë intervistë të tij.
Sipas tij Thaçi këto gra.nata i ka marrë me vete që mos binte në duar të serbëve dhe ishte i gatshëm të vet.ëvritej.
“Hashim Thaci ishte i gatshëm të vet.ëvritej për tu mos u dorëzuar serbëve gjatë kohës se udhëtimit për në Rambuje”, kishte thënë Merovci se kështu e ka kuptuar veprimin e tij.






