Vitin e shkuar gjatë kësaj periudhe po përflitej në mediat online për një krisje në martesën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezajn.
Asokohe thuhej se burime pranë çiftit kishin bërë me dije se dyshja po kalonte një krizë të fortë dhe kishte gjasa që Krishtlindjet dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjente larg njëri-tjetrit.
Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitej se ishte larguar nga shtëpia, bashkë me vajzën e tyre.
Burime pranë produksionit “ZemërLuana”, (ku Besi ishte një nga kapitenët), dëshmuan se aktori i humorit po përjeton dramën e jetës.
Dëshmitarë okularë treguan se në ato ditë festash ai po shihej në gjendje të rënduar emocionale, aq sa është parë i përlotur duke hasur vështirësi në përqendrim dhe performancë gjatë xhirimeve të programit.
Ka qenë Besi ai që ka folur vetë sot rreth këtyre fjalëve që qarkulluan një vit më parë, gjatë një interviste për programin “Natën me Aulonën”.
Ndër të tjera Besi u shpreh se ne si shoqëri kemi të keqe xhelozinë për të parë dike të ecë në jetë, si dhe të besuarit gënjeshtrën si të vërtetë dhe anasjelltas.
View this post on Instagram