Arjan Konomi ka një raport të mirë me Bora Zemanin arsyeja e kësaj ishte sepse punuan rreth dy vite së bashku në ‘Përputhen’.
Andaj nuk kishte si te mungonte ftesa për në përmierën filmit ‘5 herë jo”, shkruan “Kosovarja”.
Pas propozimit që Donaldi i bëri Borës, Arjani uroj me fjalët me të mira për kolegen e tij.
“Sa emocion i bukur, i rrallë dhe i veçantë propozimi i martesës së Donaldit! Shumë lumturi për bashkëpunëtoren, kolegen, shoqen e miken, e mbi të gjitha motrën time Bora Zemani. Në ditë e premierës së shumëpritur dhe ditëlindja e Arborit! Jetë të gjatë qofshi përherë të lumtur” ka shkruar Konomi.
View this post on Instagram