Krist Aliaj momentalisht po shijon një eksperiencë të re në karrierën e tij, për shkak të ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë.
Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo.
I ftuar sot në “Ftesë më 5”, Kristi ka treguar se kjo ekspozitë tregon shumë për karakterin e tij, duke pretenduar se në BBV në fakt ai ka treguar vetëm 20% të vetes së tij.
Në intervistën e tij, ai ka folur më shumë për lidhjen e tij, që tashmë është pranuar publikisht nga Kristi. Ai madje është shprehur se partnerja e tij ka qenë një ndër të ftuarat speciale në këtë event kaq të rëndësishëm për të.
Kristi është shprehur sërish se kjo marrëdhënie e tij është tepër serioze dhe po konsolidohet dita ditës edhe më shumë.
Ai ka zbuluar se prindërit e tij e kanë takuar të dashurën dhe nëna e tij madje ka dhënë komentin epik: “Shyqyr që gjete një vajzë që të shkon”.
“Moza është shumë e kënaqur se edhe e ngjan pak, ka një ajër të mamasë sime“, tregon Kristi.
Komenti epik i mamasë së Kristit për të dashurën! “Shyqyr gjete një vajzë që…”/