Gani Gërmia ka pasur një kërkesë të papritur gjatë spektaklit të sotëm.
Ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Moderatori i këtij spektakli, Alaudin Hamiti e ka bindur Ganiun që të kthehet tek banoret.
Reagimet e tyre pas rikthimit të tij kanë qenë epike.
Buci ka thënë menjëherë “e kom dit që nuk del” .
“Ky lyp vëmendje e kom dit që nuk del, pret edhe dy muaj me i përmisu gabimet, ky është mashtrim që e bani qitash me publikun”, është shprehur Buci.
Ndërsa Edona ka thënë se ai është djalë i mirë dhe është shprehur se do të mundohej ta ndalonte për këtë vendim.
“Është djalë i mirë vetëm kur pin mashum fol sene palidhje”, është shprehur Edona.
Ndërsa Shqipja e cila ka pasur debate të shumta me të, ka thënë se ishte vetëm një skenë.
“Ishte vetëm një skenë e dija që do të dilte aktrimin e ka notë 10”, ka thënë Shqipja.