Kiara Tito është padiskutim një personazh që ka krijuar një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku shqiptar që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV, por mesa duket edhe ajo i duhet që hera herës të përballet me komente negative në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka treguar se ka bërë disa masazhe për dhimbjen që ndjen në kurriz gjatë kësaj periudhe shtatzanie, mirëpo një përdorues i rrjeteve sociale i ka shkruar në privat, duke e mallkuar atë.
“Ishalla po ngel sakat”, shkruan ndjekësi i saj, koment të cilin Kiara e ka publikuar në Instastory, duke shkruar: “Ja për këto e kam fjalën. Kështu është kur iu jepet mundësia të ndiheni Zot para një tastiere. Sa gjynah, njerëz bosh!”