Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, muajve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në media dhe shtypin rozë.
Kjo për shkak të historisë së dashurisë me Vesa Vllasaliun, e cila e riktheu historinë e tyre në Big Brother.
Ku nga kjo histori pati shume akuza nga të dyja palët.
Por si duket futbollisti shqiptar dhe partnerja e tij, duket se i kanë hedhur pas të gjitha ngjarjet e fundit.
Pasi ylli i Hoffenheim së fundmi po shijon pushimet së bashku me partneren e tij, Edona Rudaku. Si destinacion të këtij udhëtimi ata kanë zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.
Dyshja kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi të tyre në InstaStory duke treguar se po kalojnë një kohë të mrekullueshme dhe se historitë dhe ngjarjet e përfolura kohët e fundit duket se nuk e kanë lëkundur marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se Edona partnerja e futbollistit po ashtu u përfol, pasi Vesa e kishte akuzuar se ia mori burrin, ndërsa ishin mikesha të ngushta.
Ajo e mohoi një gjë të tillë teksa theksoi se nuk kanë qenë të afërta, thjesht janë njohur.
Shiko foton: