Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Teksa produksioni po merret me përgatitjet e fundit, kurioziteti i publikut për konkurrentët, moderatorin apo opinionistët është i madh.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se prezantues i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kollkukët e opinionistëve?
Për të dytin vit radhazi, ky pozicion i rëndësishëm i besohet themeluesit të fondacionit “Fundjave Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Oriela Nebiaj. Ori, që u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar.