Gani Gërmia i habiti të gjithë kur pak ditë më parë kërkoi largimin nga “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa ditën e djeshme ai la shtëpinë përfundimisht.
Ai kërkoi të largohej nga loja, pasi në prime-n e kaluar u shfaq një video me momente nga debatet e javës së kaluar, për të cilat Ganiu tha se është i zhgënjyer.
Sipas tij pamjet ishin përzgjedhur nga produksioni, ndërsa theksoi se njësoj kanë vepruar në shumë situata edhe banorë të tjerë.
Ndërsa “N’Zoom” ka bërë publike dhe kontratën zyrtare, ku një pjesë e audiencës i jep të drejtë Ganiut.