Edona James është një nga emrat më të komentuar në mediat shqiptare e faqet rozë. Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2, ku po vazhdon të marrë vëmendje me veprimet si dhe me lojën që po zhvillon brenda.
Ajo është përfolur edhe për të kaluarën, teksa ka treguar se që e vogël është ndjerë si vajzë dhe se gjithmonë është shfaqur me rroba të vajzave.
Ndonëse ka rrëfyer vështirësitë për të ndërruar gjininë, ajo tani thotë se ndihet mirë dhe se mund të përballojë çdo sfidë.
“Telegrafi” ka siguruar një fotografi të transgjinores nga Suhareka kur ishte në shkollë, në klasë të dytë. E njëjta ka qenë në shkollë në fshatin e saj, Vraniq, ku më pas është zhvendosur në Gjermani.
Nga Kujtim në Edona, ajo ka kryer të gjitha operacionet në Gjermani, ku edhe ka pasur frikë për jetën e saj.