Edhe pse kanë kaluar vetëm dy ditë nga startimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, kanë filluar pëlqimet apo mos-pëlqimet e para për banorët nga ana e publikut.
Deri tani disa personazhe kanë spikatur më shumë se të tjerët, e një prej tyre është Jul Deda.
Aktori është përfshirë në debate dhe përplasje që janë komentuar jo pak jashtë shtëpisë, madje së fundmi disa komentues u shprehen se aktori po përpiqet të kopjojë Luiz Ejllin.
Përsa i përket këtyre komenteve, vëllai i Julit, Mario Deda, ka reaguar me anë të një postimi në InstaStory.
“35 orët e para dhe ma kan ba vëllain tabele qitje…E ka gjakun e ëmbël prandaj“- ka shkruar ai.
Kujtojmë se Mario Deda ka qenë i përfshirë edhe gjatë sezonit të shkuar të BBV, për shkak të miqësisë me Luizin, miqësi që ky i fundit e mohoi pas daljes nga programi e për këtë u bë shkak prishja e marrëdhënieve mes tyre.