Visari u shfaq me pije alkoolike në klipin ku u përmend “vesi”
Produksioni i Big Brother VIP Kosova si duket nuk i ka kaluar “inatet” me ish-banorin Visar Dërmaku, të njohur si Gani Gërmia.
Në klipin e prezantuar sot në natën finale të këtij spektakli, në pamje u shfaq edhe Gani Gërmia, shkruan lajmi.net.
Por, ai u shfaq në ekranet e shikuesve fiks në një ndër momentet kur u përmend “vesi” dhe si për ironi, aty u shfaq Gani Gërmia me pije alkoolike në dorë.
“…pa dallime besimi, fame, pasurie, seksualiteti, vesi, arsimimi…”, ishin disa nga fjalët e përmendura në klipin e BBVK që prezantonte ndikimin e këtij spektakli në Kosovë dhe më tej.
A u bë kjo qëllimshëm duke marrë parasysh se Gani Gërmia ishte kritikuar për konsumim të pijeve alkoolike, apo ishte vetëm rastësi? Këtë nuk mund ta dimë. /lajmi.net/