I gjithë komuniteti i Traversetolo, Itali është i tronditur nga vdekja e Jonson Sulika,
13-vjeçarit shqiptar i cili vdiq në gjumë gjatë natës midis të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt.
Tragjedia ka tronditur rëndë familjen shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet.
Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet mëngjesin e djeshëm,shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty,të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, bashkëmoshatari i tyre nuk ishte më aty.
Ditën e djeshme, në shtëpinë e familjes Sulika, e cila jeton në një zonë qendrore të qytetit,ka pasur vizita nga persona që e kanë njohur.
Kryetari i komunës së Traversetolo Simone Dall’Orto gjithashtu mbërriti në shtëpinë e tyre për të shprehur ngushëllimet e administratës komunale. Gjithashtu u vendos që të shtyhen të gjitha festimet lidhur me karnavalet e planifikuara për këtë fundjavë.
Ka qenë motra e vogël e Jonson ajo që e kuptoi se diçka nuk shkonte.
Edhe pse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, për 13-vjeçarin shqiptar nuk mund të bëhej më asgjë.