Një bisedë e bërë mes Mozzik dhe një gazetari dje, bëri bujë të madhe në rrjete sociale.
Mozzik për herë të parë, tregoj se është i dënuar nga ATK-ja, gjysmë milioni.
I pyetur për arsyen se pse, mes rreshtave ai tregoj që bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë por që nuk po e kupton saktësisht arsyen e dënimit.
Reperi gjithashtu ka thënë se ai ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.