Sara Gjordeni, e përjashtuar një ditë më parë nga Big Brother, ka mohuar sot në një dalje televizive se ka kryer marrëdhënie seksuale me Bardhin.
Por kjo deklaratë e saj bie në kundërshtim me atë se çfarë ka thënë ajo pak ditë më parë në një debat me Rozën.
“Ia kam prekur vetë testikujt, i ka”, i tha ajo Rozës, kur kjo e fundit i tha se Bardhi nuk është burrë dhe s’ka testikuj.
Ndërkohë ajo ka folur edhe për familjarët e Bardhit dhe se si ata e shohin marrëdhënien e tyre.
Duke qenë se këta të fundit i kanë fshirë foto e çiftit, ajo tha se personat që menaxhojnë profilin e këngëtarit, duhet të respektojnë më shumë dëshirën e tij.
“Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta. Di të them që kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë dëshirat e Bardhit. Duhet të jetë bashkë me mendimet e Bardhit”, tha Sara