Bëri bujë pak kohë më parë deklarata e grimierit Dario Doka i cili tregoi se Meritoni në të shkuarën i ka kërkuar marrëdhënie treshe.
Së fundmi ka qenë vëllai i banorit të “Big Brother”, i cili është shprehur se deklaratës së grimierit do t’i përgjigjet me një padi.
I ftuar në “Breaking”, në Top News, ish-banori i “BBV” Meridian Ramçaj u shpreh se nuk mendon se një deklaratë e tillë bëhet kur nuk ke mënyra për ta faktuar.
Ai tha se Dako nuk ka zgjedhur të publikojë biseda sepse nuk do që të marrë më shumë vëmendje, por se ka shtuar që nëse do t’i duhet të përballet me ta, mund t’i publikojë si fakte.