Ish-banorja e Big Brother Vip Albania Sara Gjordeni, dikur kishte bërë një postim në rrjete sociale duke e ‘sulmuar’ Kiara Titon.
Kjo pasi Kiara i ishte drejtuar një mikut të saj për Sarën duke i thënë: Iii po këtë katunaren c’e mban follow? S’më pëlqen kjo është shumë e shëmtuar”.
Pas kësaj, Sara shkruante për Kiarën se është fallco brenda shtëpisë dhe vetëm po viktimizohej. Së fundmi, e ftuar në “E diell” Sara u pyet edhe për këtë status, ku theksoi se ka qenë totalisht personal.
“Për mua Kiara nuk ishte lojtare, nuk kishte strategji. Nuk mund ta krahasoj me veten në lojë. Statusi që kam bërë për Kiarën ka qenë totalisht personal një deklaratë nëpërmjet një miku tonë të përbashkët. Kur jam pyetur për mendimin tim personal për të, kam hedhur atë story. Në asnjë moment nuk kam dhënë koment nëse është apo jo e vërtetë romanca me Luizin. Kjo është përgjigja ime” u shpreh Sara.