Raporti i Sarës me Bardhin pas daljes nga BBV3 është ndër më të komentuarit. Por mesa duket dyshja i kanë sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe aludimet që u bënë në rrjet lidhur me menaxherin e Bardhit.
Sara ka postuar një video ku shihet ajo duke thërritur Bardhin për të fjetur, ndërkohë që ai po sheh futboll. Në mbishkrimin e Instastory-t ajo shkruan:
Unë thoja pse s’po vinte të shtrihej zotëria.
Mesa shihet dyshja kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Bardhi po i qëndron deri në fund deklaratës së tij që e quante Sarën “nëna e fëmijëve të mi”.
Kujtojmë, se këto reagime deri tani, kanë ardhur vetëm nga ana e Sarës, pasi Instagram-i i Bardhit menaxhohet nga producenti i tij.