Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Përsa i përket rrëfimit të fundit të Meritonit, i cili tha se fëmija i tij është autik dhe nuk ka mundur ta takojë shpesh, Meridiani jep opinionin e tij, ku shprehet se “ai mund të merrte një vizë për koncert dhe ta digjte për të parë fëmijën e tij”.
Ndërsa përsa i përket reagimit të ish-bashkëshortes së Meritonit, Meridiani shprehet se mund ta bëjë edhe për vëmendje, pasi në fund të ditës, ai është babi i fëmijës, nuk e ka bërë vetëm dhe nuk ka asnjë prind në botë që mos dojë fëmijën e vet.
”Unë isha në dijeni të të birit që e ka autik. E përjetova, është dhimbje! Është e lehtë të gjykosh por askush nuk e di si është e vërteta. Të dyja palët thonë versionin e tyre. Nuk dua të justifikoj as Meritonin që mbase mundësia ka qenë, ok nuk ka pasur viza, por në koncerte, unë marr një vizë dhe nuk shkoj fare, e djeg atë koncert dhe shkoj e takoj. Ndoshta nuk e ka lënë ish-bashkëshortja për ta takuar etj, pra janë 1001 gjëra. Nuk më pëlqen fakti që del bën një status që shumë shpejt e vërteta do dalë dhe nxjerr në bombë. Duket sikur po kërkon vëmendje. Në qoftë se ke një të vërtetë thuaje, mbi të gjitha ai është babai i fëmijës dhe nuk e ka bërë fëmijën vetë, kështu që do apo nuk do ai është prind dhe nuk besoj se ka prind në botë që nuk e do fëmijën e vetë”- tha Meridiani.