Kur mendojmë se i kemi parë të gjitha nga Egla në shtëpinë e “BBVIP”, ajo nuk resht asnjëherë së na surprizuari, ose më saktë, duke krijuar mënyra për ta shkelur atë “vijën e kuqe” të famshme që thuhet se asnjëherë nuk e kalon.
Këtë herë, shënjestra e saj ka qenë Jetimiri dhe me të, nuk ka përdorur as kontaktin fizik, as ofendimet dhe as ironitë, por ka zgjedhur t’i “përdorë” vajzën për ta sulmuar. Në fakt, këtë gjë aktorja nuk e bën për të parën herë, pasi edhe më parë ka sulmuar Ilnisës përmes të bijës, ndërsa këtë herë i është drejtuar vajzës së Jetmirit, Emës, për t’i treguar se si i ati, epo është “manjak”.
“Babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flenë gjumë. Kaq di të bëjë babi Ema. Ema babi është i detyruar zemra që ti uli jorganin gocave në krevat. Tu vëri edhe mbeturina grave të tjera në krevat…”- është shprehur Egla, ndërsa ka marrë mjaft komente negative në rrjetet sociale që ka përfshirë një fëmijë në lojën e “BBVIP”.