I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut “Inspire podclass”, Ermal Mamaqi ka zbuluar më shumë për jetën e tij, rrugëtimin drejt suksesit, por ka treguar edhe anën e tij romantike.
“Dashurinë time për Amin e kam shprehur gjithmonë në mënyrë private dhe kemi momentet tona. Mendoj që kulmi i shprehjes së zemrës tënde kundrejt zemrës së dikujt tjetër arrihet kur ti flet vetëm me shikim”, tha Ermali, teksa lexoi një poezi shkruar për Amin:
“Në çdo jetë të kam kërkuar ty Amanda. U zhveshëm nga pluhuri i kësaj jete dhe pamë kush ishim vërtet: një shpirt i pastër. U takuam, u njohëm, u çmallëm dhe kuptuam se kishim ardhur nga shumë larg. Si këtu dhe atëherë të kam dashur shumë. Në çdo jetë të kam kërkuar ty!”