Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur eliminimi i parë në “Ferma VIP”.
Në një nominim kokë më kokë me Niko Komanin, Rigelsa është eliminuar nga gara.
“Të them të drejtën këto ditë i përjetova 50/50. Në disa momente mendoja që mund të dal e në disa të tjera jo. E kisha atë dëshirën të vazhdoja sepse siç e kam thënë edhe nëpër klipe Rigelsa është shumë guximtare dhe ka shumë dëshirë të vendoset nëpër sfida”, tha Rigelsa.
Mirëpo një u largua, ndërsa një tjetër iu bashkua fermës.
Egzon Berisha është banori më i ri, hyrja e të cilit u shoqërua me humor në fermë.