Rezart Veleshnja thjesht nuk di të vazhdojë jetën e tij në paqe dhe ta harrojë debatin që ka pasur me Salsano Rrapin.
Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori i humorit nuk kursen as gruan e kolegut, duke e krahasuar me një burrë.
Në videon në fjalë, dikush e pyet Rezartin se ç’mendim ka për V.I.P-at shqiptarë dhe Rezarti përgjigjet:
“Të mirë janë të gjithë, por po ta vësh re, të gjithë ata që kanë gra të bukura janë të pasur. Ndërsa Salsano, që e ka gruan si burrë, është me kredi”.
Më tej, ai i mëshon “mendimit” të tepruar dhe të pavend, duke thënë:
“E vërtetë është o vëlla, të rrimë shtrembër e të flasim drejt. Ç’të them unë. Të dhemb, por është e vërtetë. Keq më vjen”.
Rezarti dhe Salsano kanë hatërmbetje të vjetra. Në nëntor të vitit të kaluar, ai çoi në studion e emisionit “Një gotë rose” me Rozana Radin një zhapik, që t’i hidhte kunjën Salsanos.
“Do ta bëj prezantues të një spektakli humori. Është prezantues, është shoku im në spektakël humori. Unë e mbaj me vete. I fillon emri me S. Sali e ka [me theks tek i-ja],” tha ai asokohe, duke shtuar: “Saliu është një nga zhapikët më të mirë, sepse të lëpin gjatë gjithë kohës. Sali i them shkurt [me theks tek a-ja]. Nuk të bën gjë Sali, përveçse flet gjatë gjithë kohës, të spiunon kështu si grua e keqe, por nuk të ha; është frikacak Sali”.
Më tej, ai shtoi: “Do ta marr do ta sjell aty afër. Pse [ke frikë]? Unë 17 vjet kam punuar me Salin,” shtoi ai më tej duke lënë të nënkuptuar se bëhet fjalë për dikë nga “Portokallia” – program ku ai qëndroi për 17 vjet. Duke shtuar edhe detajet si “Sali” (shkurtim i Salsano) dhe “prezantues i një spektakli humori”, qartazi i referohet Salsano Rrapit.
Edhe në të kaluarën, aktorët kanë pasur një “përplasje” mes tyre. Në maj 2021, Veleshnja aludoi mbi seksualitetin e aktorit dhe kolegut të tij, Aleks Seitajt, bazuar tek një parodi +18 e këtij të fundit. Mes kolegëve dhe njerëzve të njohur që i dolën në mbrojtje Aleksit, edhe Salsano Rrapi shkroi diçka për të: “Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”.
Rezarti në intervistë me Rozana Radin, foli i përlotur për largimin e tij nga “Portokallia”.
“17 vjet,” tha ai duke u përlotur. “Është punë, punë e madhe shumë. Kam qenë që fëmijë. Kam dhënë shpirtin”, duke thënë se rrugëtimi s’ka qenë i lehtë dhe se kthehej edhe me lot në sy në shtëpi
Sa i përket largimit, ai tha:
“Unë dhashë dorëheqjen sepse erdhi një moment që mbase dhe u lodha pak. Mbase u lodha dhe thashë: ‘Po tërhiqem më mirë’. Nuk kam asnjë gjë [me drejtuesit]. Mirë do të ishte të ishim ndarë [me një shtrëngim duarsh], pavarësisht se Vjollca [Hoxha] nuk është më në drejtim, janë vajzat, por mirë do të ishte të kishte një shtrëngim duarsh, por nuk e kisha mundësinë sepse Vjollca nuk ishte aty. Do ishte mirë, por absolutisht unë nuk kam asnjë hatërmbetje.”