Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një statusi të ndjerë, shoqëruar me një fjongo të zezë, artistja ka treguar se babai i saj ka ndërruar jetë.
“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty babi”, ka shkruar Xheisara. Ngushëllime Xheisarës dhe familjes së saj!