Modelja Françeska Murati ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur për vizitën e saj në shtëpinë e “BBV”.
Ajo së bashku me ish-banorët e reality show-t morën pjesë në festën e oragnizuar në shtëpi për ditëlindjen e Meriton Mjekiqit.
E teksa disa ditë para se të eleminohej nga shtëpia, Françeska i premtoi Eglës fustanin e natës finale, ajo tha se gjatë festës ka bërë “sherr” me aktoren, e cila i ka kthyer mbrapsht një kostum që ajo i ka dërguar.
“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”– tha modelja.