I ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë astrologu, Jofiel Koço. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe të edicionit të tretë të Big Borther VIP dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga fialistët është më i favorizuar.
Sa i përket datës së finales ai u shpreh se:
“Më 25 në darkë ne do të kemi një Hënë midis Shigjetarit dhe Bricjapit. Kjo do ta tensionojë pak situatën.“
Duke u ndalur tek finalistët, astrologu theksoi se:
“Personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni. Sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme. Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë. Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal më lart nga të gjithë.
Kemi në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar. Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave.”