Këtë javë në televotim kanë qenë të gjithë konkurrentët e “Ferma VIP”.
Televotimi ka qenë i hapur që prej të premtes ku në spektaklin e mbrëmshëm moderatorja Fjoralba Ponari lexoi emrat e dy fermerëve më pak të preferuar.
Gloria dhe Xhesika ishin dy më pak të preferuarat e publikut spektaklin e kaluar, por në bazë të renditjes së votave, Gloria është në sfidë me Valerin dhe Albano me Xhesikën.Sakaq gjatë sfidave të zhvilluara mes tyre, Gloria dhe Valeri u eliminuan prej garës.Por për të tre opinionistët Enkel Demi, Armina Mevlani dhe Sonila Meço, eliminimi i tyre do të thotë largimi i dy finalistëve.
Enkel Demi: Sipas mendimit tim janë dy finalistë që u eliminuan. Por kjo është ferma,. Kjo është sfida. Unë nuk mendoja që Albano do ishte aq i zoti në sfidë, e futi gjithë shpirtin e vet të garës. Dhe tani është i trishtuar.Sonila
Meço: Nëse dalim në sfidë aty raporti është 50 me 50. Albano kur shfaqet në ekran thotë dua të dal, apo po dola në sfidë dola, është si ai kërcënimi i atij 5-vjeçari. Albano e do shumë fitoren. Bën mirë që nga ky moment e tutje të jetë Albano. Sapo e dëshmoi se të gjitha kanë qenë alarme false.Fjoralba: Armina me këtë dyshe që superoi sfidën, ferma fitoi apo humbi?
Armina: Nuk mundem të të them që Valeri dhe Gloria nuk japin maksimumin. Edhe në gjykimin tim duhet të ishin në finale Gloria dhe Valeri.