Sara Gjordeni ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi.
Ish-missi tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit.Gazetarja: Jeni martuar me letra me Bardhin?
Sara: Jo ende. Është në planet e së ardhmes para lindjes së bebit
Gazetarja: Po një dasmë gjigande
Sara: Këtë vit ia kemi lënë vëmendjen motrës së Bardhit, besoj se vitin tjetër mund të kemi diçka
Gazetarja: Ku është Bardhi?
Sara: Bardhi është në një concert në Vienë
Gazetarja: A ka ndonjë banorë që nuk i flet
Sara: Po kam. Me Françeskën nuk kam fare kontakt. Nuk e di a do kem më
Gazetarja: E ke dëgjuar te Elona Duro që disa ditë më parë Françeska të ka kërkuar fjale
Sara: Është gjëja më normale që duhet të bënte. Është shumë gjest i fisshëm nga ana e saj, por nuk premton patjetër një komunikim të mirë me mua. Fjalët që ka thënë nuk kthehen mbrapa dhe kanë qenë shumë të rënda
Gazetarja: A do doje të ishte një djalë apo një vajzë
Sara: E kam ndërruar. Ne fillim unë doja një djalë dhe Bardhi një vajzë, ndërsa tani unë dua një vajzë dhe Bardhi një djalë.