Big Brother mbaroi dhe prap duket se disa gjërave nuk po iu vihet ‘kapaku’ sipër.Ish-banorët si Graciano,Erjola,Rike,Roza dhe Françeska kanë vazhduar të përballin Heidin e cila mohon të ketë bërë lojë.
Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.
Heidi: Faleminderit.
Erjola Doçi: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence.
Nga ana tjetër, Roza ka reaguar që në fakt Heidi ka ofenduar dhe ka përdorur histori nga jashtë. “Kur kemi patur një debat bashkë me ke thënë që do mbetesh vetem gjithë jetën dhe se të përqafoj ndonjë pemë. Ti gjithashtu edhe ke ofenduar”, shprehet Roza.
Rike Roçi: Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje. Për mendimin tim nëse nuk do kishe pëlqimin e Romeos, do rrinte në hije dhe kaq. Ka qenë e dashura e Romeos dhe ka marrë vëmendje kaq.
Heidi: Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?
Rike Roçi: Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend. Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje thjesht, të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon kaq.