Gjatë një interviste për emisionin investigativ “Fiks Fare”, Egla ka folur për marrëdhënien që ka më ish-banorët.
Aktorja tregoi se me Jul Dedën ka komunikuar, madje ajo u shpreh se pas incidentit te shkallët e emisionit “Post Big Brother”, aktori ishte shumë i shqetësuar, dhe siç njihet për batuat që bën ai i kishte thënë: “Kështu është kur e merr Bigun me hile.”
Përsa i përket Romeos, Egla tha se do të duhet të sqarohet me të për disa gjëra.
Nga ana tjetër aktorja tregoi se nuk ka parë kurrë 10 mijë euro, megjithëse tashmë me fitoren e “BBV” ajo ka në dorë 100 mijë euro.
“100 mijë euro bashkë, unë s’kisha parë bashkë as 10 mijë euro. Po 100 mijë euro, ec radhaaaa. Me ish-banorët flas, por këto ditë nga kërbishti nuk është se kam folur shumë. Lul Deda, o lulo, jena shqiptarë vëllai. Bota është botë, merret i sëmuri në telefon. I thuhet si e ke kërbishtin, a u bërë mirë, jo telefonin e kam hapur. Unë rashë te studioja dhe sipër kisha fytyrën e Julit të shqetësuar, dhe kur më vjen një batutë; ‘Ej më tha mua, kështu është kur e merr Bigun me hile’. Mu hiq qafe i thashë. Me Romeon, është shumë mirë. Ka ca gjëra që s’mund t’i them për momentin, por do sqarohen vetë”– tha Egla.