Fituesi i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu dhe partnerja e tij Kader Kicaj disa javë më parë i dhanë një tjetër mundësi lidhjes së tyre, pas një krize në marrëdhënie. Mirëpo mesa duket në planet e çiftit është një fëmijë.
Futbollisti ka postuar në InstaStory një foto të Kaderit duke mbajtur në krahë një fëmijë, ndërsa krahas saj ka bërë komentin epik. “Me këtë shikim është duke dashur të më thotë diçka”- ka shkruar Lumbardhi, duke treguar se e dashura e tij dëshiron që të bëhen prindër.
Dyshja u njohën në shtëpinë e “BBVK”, ndërsa lidhja e tyre vazhdoi edhe pas daljes nga reality shoë, megjithëse problemet në çift kanë qenë aktuale në lidhjen e tyre.