Ditën e sotme Ghetto Geasy feston ditëlindjen. Reperi i mirënjohur shqiptar ka lindur në 3 korrik 1982 dhe bën sot 42 vjeç.
Mes urimeve të shumta nga familjarë, miq, e fansa, nuk ka munguar një dedikim shumë i ëmbël nga Marina Vjollca.
Si rrallëherë, moderatorja është shfaqur romantike në mediat sociale, me fjalët e bukura dedikuar bashkëshortit të saj.
“Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë. Gëzuar ditëlindjen, zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua!”-shkruan ajo.