Këngëtari i njohur Guaynaa dhe aktorja Lele Pons po përjetojnë disa momente jo të mira.
Dyshja ndodhej në Paris për një udhëtim romantik por u përballën me një incident që u kthye në makth për ta.
Guaynaa ndau lajmin tronditës në Instagram se Leles i kanë vjedhur unazën e saj me vlerën 100 mijë dollarë.
“Me keqardhje ju njoftojmë se ishim viktima të një grabitjeje në Paris dhe unazës së martesës së gruas sime, e cila përfaqësonte shumë gjëra të bukura për ne. Është vjedhur. Nuk ka asnjë pjesë tjetër që mund të zëvendësojë atë që ajo unazë simbolizon për ne dhe momentet e bukura dhe magjike. Ju lutemi, kujdesuni mirë për gjërat tuaja kur shkoni atje dhe mos i besoni askujt. Kjo është bërë praktikë e zakonshme”, ka shkruar ai në spanjisht.