Erjola Doci ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, këtë herë jo si intervistuese e “Kape Primen”, por si pjesë e panelit.
Moderatorja është vendosur përballë pyetjes së “Minionit” (roli i interpretuar nga aktori Visjan Ukcenaj), ku është pyetur se pjesë e cilit program do të jetë në shtator.
Erjola nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, duke thënë se për momentin dëshiron vetëm të pushojë.
Minioni: Ku do të shohim në shtator?
Erjola: Mbase…po në Kashar.
Minioni: Do jesh kështu, roje parkingu ça? Ça do bëjë?
Erjola: Po se di, nuk po…nuk dua të flas dua vetëm të pushoj.
Minioni: Ok, pusho. Fli zemër, s’ka gjë.