Policia ka shpallur në kërkim motrat Mariela dhe Antonela Berisha pasi akuzohen se kanë dhunuar në mënyrë makabre një vajzë të identifikuar si Klea Prenga. Motrat po kërkohen nga autoritetet që një natë më parë, kur ka ndodhur dhe dhunimi brutal. Ato nuk janë gjetur në banesë.
‘Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe’
Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, Klea Prenga pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush i afrohet dhe e godet me gotë xhami. (lexo këtu)
E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore.